FOTO/ Humbi jetën nga aksidenti tragjik në Gramsh, Urdhri i Infermierit: Shërbeu me dinjitet dhe humanizëm!
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka shprehur dhimbje dhe trishtim të thellë pas humbjes tragjike të infermieres Dëshira Hoxha, e cila ndërroi jetë dje, 26 janar, si pasojë e një aksidenti automobilistik në një zonë malore të Gramshit. Në një deklaratë zyrtare, Urdhri e përshkroi Hoxhën si një profesioniste të përkushtuar, nënë e tre fëmijëve dhe bashkëshorte e dashur, e cila për pesë vite shërbeu me dinjitet dhe përgjegjësi ndaj komunitetit të fshatit Kabash, në Bashkinë Gramsh. Përkushtimi i saj ndaj pacientëve e bëri atë një figurë të respektuar nga kolegët dhe banorët e zonës. “Kujtimi dhe veprat e Dëshira Hoxhës do të mbeten të gjalla dhe të paharruara në komunitetin infermieror dhe përtej tij”, theksoi Urdhri, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen,...
Burimi:
gijotina.com