FOTO/ Fatmir Hysenbelliu takime me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mynih

FOTO/ Fatmir Hysenbelliu takime me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mynih

Biznesmeni shqiptar Fatmir Hysenbelliu dhe sipërmarrësi Dorian Duçka, kanë zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë në kuadër të Forumit të Sigurisë që po zhvillohet në Mynih. Ata janë takuar me Luigi Di Maio, ish-ministër i Jashtëm i Italisë dhe aktualisht i dërguar special i Bashkimit Europian për rajonin e Gjirit. Në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet gjeopolitike, siguria energjetike, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik. Hysenbelliu dhe Duçka kanë zhvilluar një takim edhe me Sultan bin Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar i Emirateve të Bashkuara Arabe. Diskutimet janë përqendruar te investimet strategjike, teknologjia, inovacioni dhe potenciali i projekteve të përbashkëta. Kështu takimet në Mynih vijnë në një moment kur forumi mbledh liderë politikë, përfaqësues të biznesit...