Foto Ekskluzive/ “Duaje Perëndinë tënde me gjithë zemër”, çfarë detyrash shtëpie i jepte profesori nxënësve të klasave të katërt

Foto Ekskluzive/ “Duaje Perëndinë tënde me gjithë zemër”, çfarë detyrash shtëpie i jepte profesori nxënësve të klasave të katërt

Mësuesi i anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Gustav Majer” ka predikuar fenë e Jehovait me nxënësit e arsimit bazë, dhe pas shqetësimit të prindërve, profesori është përjashtuar. Mësuesi i anglishtes shfrytëzonte orën e mësimit për të diskutuar tema fetare. Ndonëse shquhej si mësues i përgatitur në njohuritë e lëndës, kishte prindër pa dijeni mbi rastin ose të kënaqur me rezultatet e notave. Me video për dashurinë hyjnore për Zotin dhe detyra në fletore për nxënësit e fillores, që lidhen me urdhërimet e Perëndisë, si këto foto të siguruara ekskluzivisht nga gazetarja e Top Channel Kristi Gongo, prindërit e klasës së katërt ngritën alarmin në drejtorinë e shkollës në fillim të javës. “Dy Urdhërimet më të Mëdha -Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë...