FOTO/ Digjen koshat në qendër të Tiranës, Flamur Noka: Skenari i tyre nuk na ndalon, ne jemi në marshim
Marshimi i demokratëve po vijon me hedhjen e flakadanëve në koshat e mbeturinave. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka thotë se skenari i qeverisë për të ndaluar qytetarët që të protestojnë ka dështuar. Nga ana tjetër ai tha se qytetarët do ta vijojnë këtë marshim në të gjitha rrugët e Tiranës. ”Protesta paqësore vazhdon. Pavarësisht Narko-Proda urdhëroi që të bllokohet marshimi, asgjë nuk e ndal. Çdo skenar që ata kishin u ka dështuar. Kryengritja është në mënyrë paqësore dhe askush nuk ua shpëton dot lëkurën. As narko-proda dhe as banda e tij në Policinë e Shtetit. Ne jemi në marshim. Tirana u takon qytetarëve dhe barbarëve të pushtetit. Të gjithë rrugët e Tiranës do të jenë të qytetarë”, tha Flamur Noka.
Burimi:
kohajone.com