FOTO/ Deputeti i PD Besart Xhaferri i bashkohet thirrjes së Lapajt, proteston krah qytetarëve
Besart Xhaferri në protestë TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i është bashkuar protestës së sotme të “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë. Xhaferri shihet në mes të qytetarëve që kanë dalë për të protestuar kundër qeverisë, duke iu përgjigjur thirrjes së bërë nga Adriatik Lapaj. Kujtojmë se Lapaj ka refuzuar ftesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për t’u bashkuar në një front të përbashkët kundër qeverisë. Protesta po zhvillohet përballë Kryeministrisë, pas thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku./ZËRI
Burimi:
zeri.ai