Foto/ Babai punonte në një fabrikë, ndërsa djali elektricist. Kush ishin katër anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali nga rrjedhja e gazit

Foto/ Babai punonte në një fabrikë, ndërsa djali elektricist. Kush ishin katër anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali nga rrjedhja e gazit

Katër anëtarët e familjes shqiptare që shihni në foto janë personat që humbën jetën nga rrjedhja e gazit në shtëpinë e tyre në zonën e Luccës në Itali. Viktimat janë identifikuar si Arti Kola, 48 vjeç, babai i familjes, Jonida Kola, 42 vjeç, nëna dhe dy  Hajdar Kola, 22 vjeç, djali i familjes dhe Xhesika Kola, 15 vjeç, vajza e familjes. Komuniteti e njihte familjen si të dashur dhe të qetë. Kryetari i Bashkisë së Porcarit, Leonardo Fornaciari, ka shprehur ngushëllimet për këtë ngjarje të rëndë, duke thënë: “Një familje e tërë, familja Kola, ka humbur jetën në shtëpinë e tyre, ndoshta për shkak të monoksidit të karbonit që shpërtheu nga kaldaja me defekt. Jemi të gjithë të tronditur dhe të pikëlluar nga kjo ngjarje...