FOTO- Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, targat e ‘Audi A7’ u vodhën disa ditë më parë
DURRËS-Makina në foton e mësipërme është mjeti tip “Audi”, me targë ‘AB 700 RS’, me të cilin dyshohet se është arratisur ditën e sotme nga spitali Rajonal i Durrësit, Altin Ndoci. (Foto e siguruar nga 'Në shënjestër"). Sipas informacioneve, arratisja e Ndocit ishte e mirëplanifikuar, pasi automjeti në fjalë ka qenë duke e pritur atë në parkingun e spitalit. Raportohet se mjeti ‘Audi A7’ me të cilin u largua Ndoci, rezulton të ketë pasur targa të vjedhura, të denoncuara disa ditë më parë. Mjeti ‘Audi A7’ me të cilin u largua Ndoci Altin Ndoci u arratis duke shfrytëzuar një moment të shkurtër vëmendjeje të efektivëve që e shoqëronin në spitalin e Durrësit. Në një moment i paraburgosuri, gjatë vizitës ka kërkuar të shkojë në tualet. Sapo ka dalë nga...
Burimi:
zeri.ai