FOTO/ Aksident fatal në Gjirokastër, tre të rinj humbin jetën dhe një 19-vjeçare në gjendje kritike

FOTO/ Aksident fatal në Gjirokastër, tre të rinj humbin jetën dhe një 19-vjeçare në gjendje kritike

Pamjet nga vendngjarja GJIROKASTËR- Viti i Ri ka nisur me një ngjarje tragjike në Gjirokastër, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti të rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja është regjistruar në orën 03:18, kur dy automjete një Volkswagen dhe një Mercedes-Benz janë përplasur me njëri-tjetrin në vendin e quajtur “Bypass”. Siç shihet dhe në foto, nga përplasja e fortë, dy të rinjtë që ndodheshin në automjetin Volkswagen, Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 27 vjeç humbën jetën, po ashtu edhe drejtuesi i automjetit Mercedes-Benz, Martin Dulaj 25 vjeç, ka ndërruar jetë në vend. Pasagjerja 19-vjeçare Arsida Demiri, që udhëtonte në Mercedes-Benz, u plagos rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku...