Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës/ Zbardhen detaje, fetusi shfaqi probleme me rrahjet e zemrës dhe mjeku…
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vdekjen e foshnjës në maternitetin e Spitalit Rajonal të Durrësit, ngjarje e ndodhur më 19 shkurt dhe e denoncuar nga nëna e foshnjës pak ditë më pas, ndërsa ndaj mjekut që ndoqi aktivitetin e lindjes ka nisur procedimi penal për neglizhencë mjekësore. Top Channel mësoi nga burime pranë grupit hetimor se mjeku 43-vjeçar I. Shkreli ka qenë me shërbim roje gjatë natës kur nëna u paraqit në maternitet. Nga verifikimet e para rezulton se, gjatë pritjes 6-orëshe për të lindur, fetusi shfaqi dy episode të prishjes së rrahjeve të zemrës. Dyshohet se këto shenja nuk u vlerësuan nga mjeku për të futur nënën në sallë për ndërhyrje cezariane. Ajo u la të bëjë lindje natyrale. Foshnja ishte...
Burimi:
top-channel.tv