Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës/ Nëna denoncon gjinekologun, nis hetimi ndaj 43-vjeçarit

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës/ Nëna denoncon gjinekologun, nis hetimi ndaj 43-vjeçarit

Një foshnje ka humbur jetën pak kohë pas lindjes në maternitetin e Spitalit Rajonal Durrës, ndërsa lidhur me rastin është proceduar penalisht mjeku. Rasti ka vënë në lëvizje policinë, pasi nëna e foshnjes ka akuzuar mjekun gjinekolog që ka ndjekur rastin. Policia e Durrësit njoftoi sot se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit I. Shkreli, 43 vjeç, me detyrë mjek në këtë spital. Procedimi është regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A. B., e cila ka deklaruar se më 19.02.2026 ka sjellë në jetë foshnjën e saj dhe pretendon se për shkak të neglizhencës së mjekut, fëmija ka ndërruar jetë disa orë më vonë. Do të jenë hetimet...