Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, prindërit akuza mjekut për neglizhencë

Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, prindërit akuza mjekut për neglizhencë

Në foshnjë ka humbur jetën pak orë pas lindjes, në datë 19 shkurt në Durrës. Spitali është raportuar se foshnja ka ndërruar jetë në shtëpi, pasi ka dalë nga materniteti. Prindërit e foshnjës kanë bërë kallëzim për rastin në fjalë, duke akuzuar gjinekologun për neglizhencë. Policia shoqëroi mjekun, por e la sërish të lirë, pasi prindërit nuk pranuan kërkesën e autoriteteve që fëmijës t’i bëhej autopsi. Sot prindërit e foshnjës së ndjerë janë paraqitur sërish në Prokurorinë e Durrësit, por nuk dihet ende nëse kanë nisur hetimet për mjekun e akuzuar ose jo.