Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë merreni

Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë merreni

Foshnja e cila kishte lindur prematurë (shtatë muajsh), sipas babait kishte probleme shëndetësore, ku fillimisht ka qëndruar 1 muaj në inkubator. Më pas ata kanë vijuar ta dërgojnë në spitale pas problemeve shëndetësore që vijonin me foshnjën. Babi i fëmijës, Arben Veshalliu, ka treguar se kur kishte nisur të mos pinte as qumështin pluhur e kanë dërguar në spital. “E çuam në Tiranë fëmijën se doli shtatanikë. E çuan doktorët se ishte në inkubator, ndenji 1 muaj në Tiranë dhe u kthye për të ndenjur 10 ditë në Korçë, por ne na morën në telefon na thanë hajdeni merreni fëmijën. E morëm, na dhanë ilaçet për fëmijën dhe ja jepnim. Edhe qumësht pluhur i kam dhënë por nuk ishte fëmijë që pinte. E çova në...