Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vetme të NATO-s që mbështesin publikisht ofensivën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vetme të NATO-s që mbështesin publikisht ofensivën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Konflikti në Lindjen e Mesme vuri në dukje edhe një herë ndasitë brenda NATO-s, veçanërisht mes SHBA dhe vendeve të mëdha europiane. Shqipëria rezulton ndër 5 vendet anëtare që kanë dalë hapur në mbështetje të operacioneve ushtarake që amerikanët dhe Izraeli po kryejnë prej tre javësh kundër Iranit. Revista “Forbes” ka listuar edhe Kosovën mes mbështetësve të SHBA, për faktin që NATO ka baza ushtarake aty. Në artikull theksohet se qëndrimi i Tiranës zyrtare përforcon linjën e saj tradicionale pro aleancës. Kryeministri Edi Rama e lidhi këtë qëndrim me konfliktet e mëparshme me Iranin, duke e paraqitur Shqipërinë si një aleat të fortë të SHBA-së. Në vitin 2022, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin pas një sulmi të rëndë kibernetik ndaj infrastrukturës shtetërore. “Forbes” thekson...