“Fondi Social 2026”, Gonzato:  Shqipëria ka përfituar 100 mln euro nga BE, transparenca të jetë në qendër të politikave

“Fondi Social 2026”, Gonzato: Shqipëria ka përfituar 100 mln euro nga BE, transparenca të jetë në qendër të politikave

Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë eventit ku prezantohen 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, u shpreh se mbështetja e BE për projekte të kësaj natyre është shumë e madhe në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera në rajon. Sipas tij mirëqenia sociale është një ndër kriteret kryesore për anëtarësimin në BE. “Mirëqenia sociale është vetë forca e një kombi. BE-ja ka një traditë të gjatë dhe jemi krenarë për investimin në kapitalin njerëzor. Fondi Social Evropian është po aq i vjetër sa vetë BE-ja dhe unë kam punuar për të. Ai është i përqendruar tek ata që janë më shumë në rrezik për t’u përjashtuar nga shoqëria. Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale në Shqipëri ka për qëllim...