Foltorja para Kryeministrisë/ Zëdhënësja e PD, Garo: Të mos tërhiqemi, moment kthese dhe guximi
Zëdhënësja e PD, Floriana Garo në fjalimin e saj në Foltoren e ngritur përpara Kryeministrisë, tha se shteti nën udhëheqjen e Edi Ramës ka rënë. Për të bashkëpunëtorët e Ramës ose janë në burg ose përballen me akuza të rënda, ndërsa Shqipëria po na rrëshket nga duart. Pjesë nga fjalimi Nuk ka më vend për iluzione. Shteti ka rënë. Bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës janë ose në burg, ose nën akuza të rënda për vjedhje, kjo nuk është më çështje perceptimi. Ky është një realitet i hidhur që çdo familje shqiptare e ndjen në xhep, në shëndet, në arsim, në shpresë. Prej më shumë se 1 dekade qytetarëve po u bëhet jeta e pajetueshme në vendin e tyre, të rinjtë largohen çdo ditë...
Burimi:
kohajone.com