Foltorja para Kryeministrisë, Balliu: Ramën do ta rrëzojmë nga pushteti
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu nga Foltorja para Kryeministris, thotë se qëllimi i shqiptarëve është një dhe i vetëm, rrëzimi i Ramës nga pushteti dhe krijimi i qeverisë teknike. Balliu e cilësoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama si të lidhur me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar, teksa shtoi se opozita nuk lejohet të flasë dhe denoncojë në Parlament. “Se është shi, se është vapë, se është ftohtë, akull siç është sot, qytetarët, qëndrestarët e kanë ndarë mendjen, misioni është një dhe i vetëm, qeveri teknike, largimi i Edi Ramës, largimi i hajdutëve dhe karteleve nga institucionet e shtetit shqiptar. Opozita nuk po flet dot për ligje, sepse këtu ka vetëm denoncime. Opozita nuk lejohet që të flasë për qytetarët, sepse duhet të mbrohet...
Burimi:
kohajone.com