Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Fluksi i lartë i automjeteve shkakton trafik kilometrik, “paralizohet” autostrada Tiranë–Elbasan (FOTO)
TIRANË- Fluksi i lartë i lëvizjeve me ardhjen emigrantëve në Shqipëri për festat e fundvitit, ka shkaktuar kaos në akset kryesore të vendit. Trafiku i rënduar dhe radhë të gjatë kilometrike, është kjo panorama e akseve që kanë fluksin më të lartë të lëvizjeve me automjete. Autostrada Tiranë-Elbasan vijon të jetë e bllokuar prej më shumë se dy orësh, me një radhe kilometrike automjetesh prej më shumë se 4 kilometrash. Bllokimi për automjetet është i njëjtë në të dyja anët e qarkullimit, ku trafiku vijon të mbetet i pandryshuar pavarësisht ndërhyrjes së policisë rrugore. Gjithashtu, autostrada Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, si dhe në rrugët dytësore, vijojn të jenë të ngarkuara nga trafiku prej disa orësh./ZËRI