Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Fluks në portin e Durrësit/ Emigrantët kthehen në atdhe, autoritetet portuale shtojnë stafin për të evituar radhët
Tragetet kanë nisur lundrimet e dyfishta në portin detar të Durrësit, ku për të përballuar flukset e udhëtarëve dhe automjeteve të shumta që mbërrijnë në vend nga ky vendkalim kufitar detar po punohet me kapacitete të shtuara. Të gjithë operatorët në port janë angazhuar për të ofruar një përpunim të shpejtë të atyre që mbërrijnë në vend në këto ditë festash të fundvitit. Mëngjesin e sotëm mbërritën në port tre tragete nga Bari dhe dy të tjera priten në mbrëmje. Janë kryesisht shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit e kthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit, po dhe për arsye të tjera. Nuk janë të paktë as shtetasit e huaj që kanë zgjedhur transportin detar për të mbërritur në Shqipëri, vendin që...