Fluks në aksin Maliq-Moglicë, policia postbllok: Nuk lejohen kamionët

Fluks në aksin Maliq-Moglicë, policia postbllok: Nuk lejohen kamionët

Ka nisur lëvizja e automjeteve në aksin rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, i vetmi aks i cili të çon drejt nga juglindja drejt kryeqytetit, pas mbylljes së segmentit Prrenjas-Librazhd nga ARRSH Policia e qarkullimit rrugor ka ngritur dy postblloqe të cilat këshillojnë drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar, pasi në 5 vende të ndryshme të këtij aksi të këshilluar për përdorim nga ARRSH, ka shkarje dherash dhe rruga ka plasaritje të asfaltit Po ashtu, policia nuk lejohen mjetet e tonazhit të rëndë apo autobusët të kalojnë nëpërmjet segmentit Maliq-Moglicë-Gramsh.