Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Fluks i lartë lëvizjesh nga Greqia në Shqipëria, radhë të gjata në pikën e kalimit të Kakavijës
Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë është regjistruar fluks i lartë lëvizjesh vetëm në drejtimin hyrës nga Greqia drejt Shqipërisë. Gjatë kësaj date janë përpunuar gjithsej 8.277 shtetas, nga të cilët 5.724 në hyrje dhe 2.553 në dalje, si dhe 2.669 mjete, përkatësisht 1.826 në hyrje dhe 843 në dalje. Si pasojë e këtij fluksi të shtuar në hyrje dhe faktit që pala greke po operon vetëm me dy sportele, janë krijuar radhë dhe pritje për udhëtarët dhe mjetet që vijnë nga Greqia, ndërsa qarkullimi në drejtimin dalje paraqitet më i qetë. Shërbimet kufitare po vijojnë punën për menaxhimin e situatës. Top Channel