Florinj të fshehur në baterinë e makinës, 26-vjeçari kapet në flagrancë me mallra kontrabandë
florinjtë e kapur TIRANË-Një tjetër rast i kontrabandës së mallrave është goditur nga Policia e Tiranës. Në pranga është vendosur një 26-vjeçar, i cili u kap në flagrancë në afërsi të Kamzës. Gjatë kontrollit në automjetin e të riut në afërsi të Kamzës, blutë gjetën në baterinë e makinës 524 gramë flori. Gjithashtu, në automjet u gjetën veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse si dhe sende e pajisje të tjera. Lidhur me rastin në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorët e 26-vjeçarit. Njoftimi i policisë: U kap në flagrancë në afërsi të Kamzës duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari. Shpallen në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij. Sekuestrohen rreth 524 gramë flori, veshje të ndryshme, një shumë parash, 2 makina qepëse, si dhe sende...
Burimi:
zeri.ai