Flet për Top Channel daja hero/ Xhetan Ndregjoni, 12 vite në kërkim të mbesës: Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi

Flet për Top Channel daja hero/ Xhetan Ndregjoni, 12 vite në kërkim të mbesës: Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi

Xhetan Ndregjoni nuk i ndali asnjëherë përpjekjet për të sjellë nga Siria mbesën e tij, Eva. Për plot 12 vite, me mënyrat më të ndryshme, ai tentoi e tentoi shumë herë t’i sillte të motrës të bijën, të cilën bashkëshorti, përmes mashtrimit, ia mori duke shkuar në Siri e duke iu bashkuar Shtetit Islamik. Nuk kanë munguar rastet kur atë e kanë mashtruar me premtime false për ta kthyer Evën. Në një intervistë telefonike me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, nga Stambolli, Xhetan Ndregjoni ka treguar vuajtjet e fundit të këtij kapitulli 12-vjeçar. “Kemi kaluar 48 orë të vështira pasi Eva mbërriti në kufirin turk me Sirinë. Autoritetet turke të sigurisë e kanë intervistuar Evën për disa orë, por më në fund, me ndihmën...