Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut
Një ditë pas aksidentit tragjik në autostradën DN6 në Rumani, ka reaguar kushëriri i shqiptarit Vasil Palo, një nga 7 tifozët që humbën jetën. Në një deklarate për median, Thomaq Ninka tregon se Palo jetonte në Greqi dhe i ati i kishte ndërruar jetë, jetonte me motrën dhe të ëmën. Sipas Ninkës, marrëdhënia e tyre u zbeh pasi i ati i viktimës, ndërroi jetë dhe e ëma u rimartua. Kushëriri i Palos, shprehet i pikëlluar teksa shprehet se, e mori vesh lajmin nga TV dhe se kjo tragjedi është një fatkeqësi e madhe. Kushëriri i viktimës: “Jam kushëriri i parë i babait të Vasilit. Ne e morëm vesh lajmin nga TV, e dhanë lajmet. Djali kishte lindur në Greqi. Janë të rinj, kishin ikur të...
Burimi:
argjiroja.net