Flet babai i të arratisurit, Altin Ndoci: Djali im, viktimë e manipulimeve të SPAK-ut’. Të sjellin një provë dhe e dorëzoj vetë

Flet babai i të arratisurit, Altin Ndoci: Djali im, viktimë e manipulimeve të SPAK-ut’. Të sjellin një provë dhe e dorëzoj vetë

Nikoll Ndoci, babai i Altin Ndocit, i arratisur një ditë më parë nga burgu i Durrësit, ka thyer heshtjen përmes një bisede telefonike eksluzivisht për ‘Kafe Shqeto’, duke e cilësuar të gjithë çështjen ndaj djalit të tij si një “dështim të plotë të SPAK-ut”. Sipas tij, djali është i pafajshëm dhe arrestimi i tij ka qenë i pabazuar. Nikoll Ndoci deklaroi se i biri ishte akuzuar për katër vrasje, por kishte marrë pafajësi si në Gjykatën e Shkallës së Parë, ashtu edhe në Apel. Ai hodhi një sfidë publike ndaj drejtësisë, duke u shprehur se nëse dikush do të sillte qoftë edhe një provë të vetme, siç mund të ishte një analizë ADN-je, ai do të ishte i gatshëm ta dorëzonte vetë djalin e tij...