Flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës vendosen në Bordin e Paqes. Rama pranë Trump në faqen zyrtare
Bordi i Paqes tashmë ka zyrtarisht faqen e tij të webit, duke shënuar një hap të ri në përpjekjet për krijimin e një arkitekture më efektive të paqes në nivel ndërkombëtar. Të 28 shtetet themeluese të këtij organizmi të ri shfaqen aty së bashku me flamujt përkatës, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën. Qasja që përcillet në deklaratën e themelimit të Bordit është ajo e pragmatizmit, me theksin tek fakti që paqja e qëndrueshme kërkon gjykim racional, por edhe veprime që sjellin rezultate konkrete, ndryshe nga sa ka ndodhur shpesh me qëndrimet e institucioneve. Sipas dokumentit, paqja afatgjatë ndërtohet duke fuqizuar qytetarët për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e tyre, si dhe përmes partneriteteve të qëndrueshme, të orientuara drejt rezultateve dhe të bazuara në ndarjen...
Burimi:
top-channel.tv