Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e kësaj të marte në kodrën e fshatit Somotinë, në njësinë administrative Proptisht të Pogradecit, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me dushk dhe shkurre, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, forcat e njësisë administrative, shërbimi pyjor dhe banorët e zonës, të cilët po luftojnë për ta vënë nën kontroll. Era po e favorizon përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen, por ekipet në terren po punojnë për izolimin e vatrës. Ende nuk ka një bilanc për sipërfaqen e djegur. gijotina.com/