Fjalimi i plotë/ ”Unë përfaqësues i paqes në SHBA”, Rama për opozitën: Nuk do fitoni kurrë po nuk dolët nga poshtë karriges së stërgjyshit!

Fjalimi i plotë/ ”Unë përfaqësues i paqes në SHBA”, Rama për opozitën: Nuk do fitoni kurrë po nuk dolët nga poshtë karriges së stërgjyshit!

Nga Edi Rama, fjala e plotë në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë të cilin Shqipërisë, në radhë të parë kësaj shumice qeverisëse në emër të këtij vendi dhe sigurisht krejt Kuvendit, kur dhe nëse është e mundur, i takon ta bëjë sa herë vjen në tryezë tema e paqes, çdo mundësi për të kontribuar për paqen. Ne, shumica kuvendore e Shqipërisë për tre mandate të plota me radhe e kemi bënë zëdhënësin dhe punëtorin e paqes në këtë rajon të trazuar edhe kur kjo është dukur dhe madje është komentuar deri edhe si tradhti. Një etiketë që në fakt është një provë vendimtare e paqe dashjes për shumëkënd që ka...