Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun

Trupa e Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim as këtë të martë për ankimimin e kryeministrit Edi Rama mbi çështjen e Belinda Ballukut, duke shtyrë sërish shqyrtimin për një seancë tjetër. Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja shtyn vendimin pas seancës publike të 22 janarit, duke krijuar një situatë që po mban peng procedurat për arrestimin e saj. Belinda Balluku akuzohet për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë dhe për shkelje në procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe. Më 31 tetor, SPAK e shpalli zyrtarisht të pandehur dhe i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestim, duke argumentuar se lënia e saj e lirë rrezikon prishjen e provave. Edhe Këshilli për Rregulloren,...