Fjala e plotë e Ramës për 21 janarin: Gjurmë të shumta kanë humbur, por “ujkun” e shohim të gjithë
Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në takimin përkujtimor për 15-vjetorin e 21 janarit 2011: 15 vjet më parë këtu në këtë godinë ishte barrikaduar një hordhi e armatosur, përzierje e trupës së rregullt të Gardës së Republikës dhe çetës së paramilitarëve famëkëqij të kryeministrit. Godina ishte përforcuar me tela me gjemba, shtrirë gjithandej pas atij gardhit të shëmtuar dhe hekurave që rrethonin Kryeministrinë qysh pas sulmit të armatosur të 14 shtatorit 1998, pjesë e të cilit ishin dhe disa nga të barrikaduarit brenda Kryeministrisë në 21 janar 2011. Njeriu i futur nga populli në zyrën e kryeministrit për të udhëhequr Shqipërinë kishte lëshuar kushtrimin e një përgjigjeje me plumb ballit ndaj protestës së opozitës së bashkuar të kohës. Kujtoj se kur së bashku...
Burimi:
kohajone.com