Fjala e Kryeministrit Rama në Parlamentin e Izraelit (foto nga vizita)

Fjala e Kryeministrit Rama në Parlamentin e Izraelit (foto nga vizita)

Me FotoALBUMIN e një dite kyçe të vizitës në Izrael, ku Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë, si edhe me tekstin e fjalës së adresuar Parlamentit të Izraelit në sesionin special si i ftuar nderi, ju uroj një ditë të mbarë. Ende nuk jam plotësisht i sigurt se jam vërtetë duke qëndruar pikërisht mbi dyshemenë nën këmbët e mia, dyshemeja prej ku mysafirët më të nderuar të këtij Shteti i janë drejtuar kësaj Dhome. Dhe ndonëse modestia nuk ka qenë kurrë virtyti im më i palëkundshëm, më duhet ta them që e kam të vështirë të besoj se e meritoj një vlerësim kaq të jashtëzakonshëm. Por jam plotësisht i sigurt se Shqipëria, të cilën e përfaqësoj me krenari, dhe populli im,...