Fitoi £20,000 për 7 MINUTA live në TikTok nga burgu, i riu shqiptar shokon autoritetet britanike
Eugert Merizaj LONDËR- Shqiptari Eugert Merizaj që ndodhet që nga viti 2022 në burgjet britanike ka fituar për 7 minuta nga një livestream në TikTok £20,000. The Sun shkruan se ai përdori një telefon të futur në mënyrë të paligjshme breda burgur, për të realizuar live-in në këtë plaformë online. Shumën e parave ai e mori nga një lojë, ku ai së bashku me një person tjetër përpiqeshin të bindnin ndjekësit që të dërgojnë dhurata virtuale, të cilat më pas kthehen në para cash. Gjithashtu Meizaj përdori disa llogari të ndryshme në TikTok me ndjekës të ndryshëm për të mbledhur më shumë pikë. Nëpërmjet livestream-it për 7 minuta ai arriti të mblidhte 5,429,625 pikë, që ishin ekuivalente me £20,000. Gazeta britanike shkruan se dyshohet se...
Burimi:
zeri.ai