Fiks Fare/ Skandal në Kavajë, dy shkolla pa ngrohje, prindërit denoncojnë pagesa nga nxënësit prej 35 eurosh
Dy shkolla 9-vjeçare në qytetin e Kavajës po përballen me mungesën e ngrohjes në ditët më të ftohta të dimrit, duke vënë në vështirësi nxënësit dhe duke ngritur shqetësime serioze te prindërit. Denoncimi ka mbërritur në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, ku një prind shprehet se në njërën prej shkollave u janë kërkuar para nxënësve për të siguruar ngrohjen. Sipas mesazhit të mbërritur, në shkollën 9-vjeçare “Rilindja”, prindërit pretendojnë se fëmijëve u është kërkuar nga 35 euro për ngrohjen e ambienteve mësimore. Gazetarët shkuan në këtë shkollë, ku gjetën drejtorin e Zyrës Vendore të Arsimit Kavajë dhe drejtoreshën e institucionit, të cilët mohuan kategorikisht mungesën e ngrohjes dhe faktin se janë kërkuar para nga nxënësit. Megjithatë, drejtuesit e shkollës nuk lejuan hyrjen e kamerës...
Burimi:
top-channel.tv