Fiks Fare/ Shkollë futbolli pa fusha, 91 nxënës të “Loro Boriçi” rrezikojnë të mbeten pa mësim nga një ngërç 6-vjeçar

Fiks Fare/ Shkollë futbolli pa fusha, 91 nxënës të “Loro Boriçi” rrezikojnë të mbeten pa mësim nga një ngërç 6-vjeçar

Nxënësit e shkollës së mesme me orientim sportiv Shkolla e Mesme me Orientim Sportiv “Loro Boriçi” në Kamëz po përballen me një situatë paradoksale. Për të zhvilluar stërvitjen – pjesë e detyrueshme e programit mësimor – duhet të paguajnë tarifë për mirëmbajtjen e fushave. Në të kundërt, nuk lejohen të futen në to. Bëhet fjalë për 91 nxënës që nga data 2 shkurt 2026 rrezikojnë të mbeten pa proces të plotë mësimor, pasi nuk është nënshkruar kontrata e qirasë për përdorimin e fushave sportive. Shkolla është shtetërore, por ambientet ku zhvillohen stërvitjet administrohen nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë, në varësi të Federata Shqiptare e Futbollit. Kjo çështje është trajtuar edhe gjashtë vite më parë nga emisioni Fiks Fare, ku në vitin 2020 nxënësit deklaronin...