Fiks Fare/ Rruga po zhduket në Mjull Bathore, kalimi kthehet në sfidë për jetën. Banorët drejt izolimit

Fiks Fare/ Rruga po zhduket në Mjull Bathore, kalimi kthehet në sfidë për jetën. Banorët drejt izolimit

Një segment i rrugës “Dervish Shaba” në Mjull Bathore është kthyer në një burim rreziku të përditshëm për banorët e zonës. Ajo që dikur shërbente si një lidhje e rëndësishme për jetën e përditshme, sot po shembet gradualisht, duke e bërë kalimin pothuajse të pamundur. Pamjet tregojnë një rrugë të ngushtuar ndjeshëm, ku aktualisht mezi kalon një automjet, pasi një pjesë e konsiderueshme e saj ka rrëshqitur. Banorët shprehen se problemi ka disa muaj që është shfaqur dhe situata vetëm sa është përkeqësuar, duke rritur frikën për një aksident të mundshëm. Sipas tyre, në këtë segment kalojnë shpesh mjete të tonazhit të rëndë, përfshirë betonierë, të cilat mund të kenë ndikuar në dëmtimin e rrugës. Ata theksojnë se çdo ditë përballen me rrezik real, ndërsa...