Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Fiks Fare/ “Paratë e bamirësisë për baltë e llucë”, pas degradimit të lagjes në Ishëm bëhet tender për studime sizmologjike
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës degradimin e një lagje të ndërtuar me paratë e shqiptarëve në formën e bamirësisë, për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Megjithëse janë mbushur plot 6 vjet nga ajo tragjedi, procesi i rindërtimit po vonohet dhe mijëra familje janë ende sot në qiell të hapur, me sytë nga burokratët e zyrave, të cilët vetëm sa zvarrisin ndërtimin apo detajet e tjera. Paratë s’kanë munguar, qoftë nga qeveria e cila akordoi më shumë se 1 miliardë euro, të marra në formë dhuratash e grantesh, apo edhe nga kreditë me interesa të ulëta nga BE-ja. Për të njëjtën tragjedi u sensibilizuan qindra mijëra shqiptarë që jetojnë anë e mbanë botës, të cilët bën donacione në shoqata...