Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Fiks Fare/ Pak lakër, patate dhe copa mishi të falura: Si familjet shqiptare presin Vitin e Ri në luftë me mbijetesën
Në prag të Vitit të Ri, drita, dhuratat dhe festa duken të largëta për disa familje në Shqipëri. Fiks Fare vizitoi dy shtëpi ku përballja me varfërinë është më e rëndë se çdo festë. Në Shkodër, zonja Drane Deda jeton me dy djemtë e saj 7 dhe 8 vjeç, pas humbjes së bashkëshortit. Për familjen Deda, Viti i Ri nuk vjen me drita apo dhurata, por me pak lakër, patate dhe copa mishi të dhuruara nga komshinjtë. Drane tregon se “Viti i Ri për mua është të gatuaj çfarë kam për fëmijët. Nuk kam asgjë tjetër.” Fëmijët e saj nuk kanë marrë kurrë një dhuratë dhe ëndërrojnë vetëm një makinë me telekomandë, gjë që për ta duket e paarritshme. Ata ngrohen pranë një sobe të...