Fiks Fare/ Nxënëses i ngjitën në shpinë shkrimin “jam budallaqe”, shkolla mohon bullizimin, institucionet e pranojnë
Një rast i rëndë i denoncuar nga prindi i një nxënëseje të klasës së 7-të në shkollën 9-vjeçare “Vadardhë” në Sukth ka sjellë përplasje mes qëndrimit të shkollës dhe institucioneve mbikëqyrëse. Ndërsa drejtoria e shkollës mohon të ketë pasur bullizim, Shërbimi Social dhe Avokati i Popullit konfirmojnë se rasti është trajtuar dhe po monitorohet. Prindi denoncon se prej muajsh vajza e tij është bullizuar nga bashkëmoshatarët. Sipas tij, një nga episodet më të rënda ka qenë kur në shpinë i është ngjitur një letër me mbishkrimin “Jam budallaqe”. Në raste të tjera, ajo është ofenduar me fjalë si “injorante”. Ai shprehet se situata ka ndikuar ndjeshëm në gjendjen emocionale të vajzës, e cila është mbyllur në vetvete, nuk shpreh më shqetësimet e saj dhe nuk...
Burimi:
top-channel.tv