Fiks Fare/ Mësuesit e fshatrave në Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër pa transport. Presin në rrugë në mes të shiut, të ftohtit dhe erës

Fiks Fare/ Mësuesit e fshatrave në Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër pa transport. Presin në rrugë në mes të shiut, të ftohtit dhe erës

Alma Muça është mësuese prej 40 vitesh. Vetëm edhe një vit e ndan nga pensioni, por çdo mëngjes ajo përballet me një realitet të hidhur. Pret në mes të rrugës, në shi, erë dhe të ftohtë, autobusin që shpesh vonon ose nuk ndalon më aty ku ndalonte dikur. Alma udhëton çdo ditë nga Përmeti për të dhënë mësim në shkollën 9-vjeçare të Petranit, rreth 7 kilometra larg. Më parë, mësuesit kishin një linjë të dedikuar transporti, por pas ndryshimit të tenderit, gjithçka u hoq. Sot, linja Përmet–Iljarë është zhvendosur dhe stacioni i ri është shumë larg për mësuesit. “Pres çdo mëngjes rreth një orë. Hyj e lagur në klasë dhe dal e lagur. Në verë rri nën diell me çadër, në dimër me shi e...