Fiks Fare/ “Më ngatërruan syrin, rrezikoj shikimin”. Qytetari akuzon klinikën e syrit për ndërhyrje të gabuar me lazer

Fiks Fare/ “Më ngatërruan syrin, rrezikoj shikimin”. Qytetari akuzon klinikën e syrit për ndërhyrje të gabuar me lazer

Një qytetar nga Tropoja ka denoncuar në emisionin “Fiks Fare” një klinikë private të syrit, Indian Eyee Clinic, ku pretendon se i është kryer ndërhyrje me lazer në mënyrë të gabuar, duke i rrezikuar seriozisht shikimin. Sipas tij, ai është paraqitur në klinikë për të kryer lazer në syrin e majtë, pasi shikimi i kishte mbetur vetëm 25 për qind. Qytetarit i është premtuar se pas ndërhyrjes, shikimi do të përmirësohej deri në 80 për qind. I bindur nga garancia e dhënë, ai ka pranuar të kryejë procedurën. Por pas ndërhyrjes, situata jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar, sipas tij . Ai thotë se ka shkuar disa herë në klinikë për të kërkuar shpjegime dhe zgjidhje, apo edhe kthimin e parave, por...