Fiks Fare/ Festat e fundvitit në terr. Lagjja ‘Demokracia’ në Mamurras pa energji elektrike

Fiks Fare/ Festat e fundvitit në terr. Lagjja ‘Demokracia’ në Mamurras pa energji elektrike

Banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras prej më shumë se 10 ditësh po përballen me mungesë të energjisë elektrike, pikërisht në prag dhe gjatë festave të fundvitit. Ata shprehen se furnizimi me energji ka qenë i ndërprerë vazhdimisht, me raste kur dritat janë fikur deri në 48 orë rresht. Sipas banorëve, përpjekjet për të kontaktuar përgjegjësin e OSHEE-së për zonën kanë qenë të pasuksesshme, pasi ai nuk u është përgjigjur telefonatave. Vetëm pas ndërhyrjes së medias, përfaqësuesi i OSHEE-së Xhevdet Xheçuka ka deklaruar se do të paraqitej në zonë për të verifikuar situatën. Një banor tregon se prej 10 ditësh është kthyer në Shqipëri për festat, por ka gjetur shtëpinë pa drita. “Energjia vjen dhe ikën shumë shpejt, askush nuk e zgjidh problemin,” shprehet ai....