Fiks Fare/ E paralizuar dhe e vetme për 2 vite, drama e 80-vjeçares nga Fshat i Ri që priste një vend në azil

Fiks Fare/ E paralizuar dhe e vetme për 2 vite, drama e 80-vjeçares nga Fshat i Ri që priste një vend në azil

Në Fshat i Ri, një histori e dhimbshme vjen në dritë, ku një e moshuar 80-vjeçare jeton e vetme dhe në kushte të rënda mjerimi. Prendë Marinaj prej vitesh përballet me probleme serioze shëndetësore. Pas një aksidenti cerebro-vaskular, ajo ka mbetur e paralizuar dhe prej dy vitesh nuk mund të lëvizë nga dhoma e saj. E vetme, pa fëmijë dhe pa përkujdesje të vazhdueshme, ajo mbijeton falë ndihmës sporadike të fqinjëve. “Kam dy vjet që nuk dal nga kjo dhomë… nëse më digjet shtëpia, digjem brenda,” shprehet mes lotësh e moshuara, duke treguar gjendjen e saj të rënduar fizike dhe emocionale për Fiks Fare. E vetmja kërkesë e saj ka qenë të strehohet në një azil, por për muaj të tërë ajo ka marrë vetëm...