Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Fiks Fare/ Bashkia Librazhd nuk zbaton vendimin e gjykatës, refuzon rikthimin në punë të ish-punonjëses
Një tjetër rast i moszbatimit të vendimeve gjyqësore nga institucionet publike u denoncua në emisionin investigativ Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për Bashkinë Librazhd, e cila prej vitesh refuzon të zbatojë një vendim gjykate të formës së prerë, duke mos rikthyer në detyrë një ish-punonjëse, pavarësisht se ajo e ka fituar të drejtën në gjykatë. Zonja Ruzhdie Alla u ankua në Fiks Fare se, edhe pse disponon një vendim gjykate, Bashkia Librazhd nuk e zbaton atë. Ajo ka punuar prej vitesh në këtë institucion si përgjegjëse e kontrollit të ushqimit, por pas largimit nga ky pozicion iu drejtua gjykatës. Gjykata vendosi në favor të saj, duke urdhëruar rikthimin në të njëjtin pozicion pune, si dhe dëmshpërblimin financiar për pagat e prapambetura. Sipas zonjës Alla,...