Fiks Fare/ “5 muajt e humbur të një jetë në arsim”, beteja e mësuesit pensionist me sistemin

Fiks Fare/ “5 muajt e humbur të një jetë në arsim”, beteja e mësuesit pensionist me sistemin

42 vite në shërbim të arsimit, dhjetëra breza të edukuar dhe asnjë ditë mungesë nga puna. Por sot, në pension, mësuesi Gëzim Cala përballet me një realitet absurd: shteti e shpall debitor dhe i ul pensionin për pesë muaj kontribute që, sipas dokumenteve, janë paguar rregullisht. Pas daljes në pension në vitin 2020, Cala zbulon se për periudha të caktuara – korrik-gusht 2013 dhe gusht, shtator, tetor 2014 – kontributet e sigurimeve shoqërore rezultojnë të “zhdukura” nga sistemi. Megjithatë, ai zotëron dokumente zyrtare që vërtetojnë se pagesat janë kryer dhe janë dërguar nga institucionet arsimore drejt tatimeve. Për muaj të tërë, mësuesi pensionist endet nga një institucion në tjetrin, pa marrë zgjidhje. Arsimi i thotë se kontributet janë paguar dhe dorëzuar, ndërsa Tatimet pretendojnë se...