Fier, lumi Seman çan argjinaturën, uji vërshon drejt tokave bujqësore të banorëve të zonës

Fier, lumi Seman çan argjinaturën, uji vërshon drejt tokave bujqësore të banorëve të zonës

Lumi Seman ka çarë mesditën e sotme argjinaturën në disa segmente, në afërsi të fshatrave Ndërnënas dhe Hasturkas në Libofshë, nga prurjet e shumta. Për pasojë, uji ka vërshuar përtej argjinaturës drejt tokave bujqësore, duke alarmuar banorët e zonës. Ata pohojnë se nuk kanë parë kurrë një nivel kaq të lartë prurjesh, ndërsa shprehin frikë për vijimin e rritjes së ujërave, të cilat po i afrohen zonave të banuara. Përballë kësaj situate alarmante, forcat e Bordit të Kullimit ndodhen në terren dhe po punojnë me mjete të rënda për disiplinimin e ujërave që derdhen në kolektorin e hidrovori të Darëzezës, me qëllim shmangien e përmbytjes së banesave dhe paneleve fotovoltaike. Ndërkohë, qindra hektarë tokë bujqësore ndodhen nën pushtetin e ujit. gijotina.com/