Fibrat e transmetimit të Kuvendit morën flakë dhe u ndërpre sinjali, shkak hedhja e flakadanit nga dritarja e Kuvendit
Transmetimi i Kuvendit u ndërpre nga fundi i seancës, duke mos pasur mundësi transmetimi live në ekran. Shkak u bë përfshirja nga flakët e fibrave të transmetimit, që ndodhen në pjesën e jashtme të Kuvendit. Mësohet se flaka u shkaktua nga nja flakadan që një prej gardistëve e hodhi nga dritarja, pasi ia mori nga duart deputetit të PD që e ndezi brenda në sallë. Për fat të mirë flaka u shua shpejt, dhe nuk pati proboleme të tjera. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv