Festohet Kurban Bajrami në Shkodër. Thirrje për reflektim, respektimin e pronës dhe kthim tek vlerat

Festohet Kurban Bajrami në Shkodër. Thirrje për reflektim, respektimin e pronës dhe kthim tek vlerat

Besimtarët myslimanë në Shkodër kanë festuar festën e Kurban Bajramit. Në hytben e mbajtur, myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, foli për çështjen e pronave. Ai tha se po shohim dita-ditës një tendencë të çuditshme për të hequr kufijtë e pronave legjitime. Duke u ndalur tek kulla që po ndërtohet në qendër të qytetit të Shkodrës, imam Sytari u shpreh se është një vakëf i grabitur dhe poshtërimi i Zotit do të jetë mbi ata që lejojnë këtë barbarizëm në zemër të Shkodrës. Sipas myftiut të Shkodrës, nuk mund të ecë para një vend i cili nuk respekton pronën. Myftiu Sytari bëri thirrje për reflektim, kthim tek vlerat dhe respektim të pronës dhe besimit. Top Channel