Festat shtojnë fluksin, trafiku kthehet në “rutinë”, radhë kilometrike në aksin Elbasan-Librazhd (VIDEO)

Festat shtojnë fluksin, trafiku kthehet në “rutinë”, radhë kilometrike në aksin Elbasan-Librazhd (VIDEO)

trafiku ELBASAN- Trafiku është kthyer në një problematikë kryesore për qytetarët shqiptarë. Akset kryesore të vendit regjistrojnë një lëvizje të lartë automjetesh kryesisht gjatë fundjavës dhe sezoneve festive.  Një situatë kaosi me trafikun është ajo në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, i cili prej disa orësh është rënduar nga radhët kilometrike të automjeteve. Shkak janë bërë punimet në rrugë, ku si pasojë e devijimit të automjeteve krijohen radhë të gjatëa.  Përveç punimeve, festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e automjeve. Aksi Elbasan-Librazhd përballet pothuajse çdo ditë me këtë situatë kohë e fundit, pasi shqiptarët,emigrantët e ardhur në atdhe, i drejtohen masivisht Korçës. Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe, nëse është e mundur, të shmangin udhëtimet gjatë orëve të pikut./ZËRI