Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Festat kthejnë emigrantët në atdhe! Fluks i lartë në portin e Vlorës dhe Kakavijë
porti i Vlorës VLORË-Kthimi i emigrantëve që punojnë dhe jetojnë në jashtë vendit, për festat e fundvitit në Shqipëri ka krijuar radhë kilometrike në pikën kufitare të Kakvaijës dhe në portin e Vlorës. Radha nga sporteli në pjesën greke të Kakavijës e deri në pjesën shqiptare është 4 kilometra. Emigrantët presin deri në 3 orë për të hyrë në Shqipëri. Ndërkohë raportohet se gjatë mëngjesit të së dielës kanë mbërritur në Vlorë 692 pasagjerë dhe 147 automjete me tragetin e linjës Brindisi–Vlorë. Gjendur para këtij fluksi, strukturat portuale dhe shërbimet përkatëse janë angazhuar për të garantuar përpunimin normal të pasagjerëve dhe mjeteve./ZËRI