Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Festat e fundvitit, Policia plan masash për sigurinë
Policia e shtetit ka hartuar një plan masash për rendin dhe sigurinë publike gjatë festave të fundvitit. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat uniformat blu informojnë se do të ketë një shtim të shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale. Policia e Shtetit/Gatishmëri, shërbim i përforcuar dhe angazhim maksimal, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, gjatë festave të fundvitit dhe ditëve të para të vitit të Ri 2026. Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave të rëndësishëm, si dhe parandalimin e incidenteve dhe ngjarjeve kriminale, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, me detyra të mirëpërcaktuara për çdo...