Festat e fundvitit, Policia e Shtetit plan masash, iu përgjigjet akuzave: Nuk ka urdhër që efektivët të rrisin numrin e gjobave

Festat e fundvitit, Policia e Shtetit plan masash, iu përgjigjet akuzave: Nuk ka urdhër që efektivët të rrisin numrin e gjobave

Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, gjatë festave të fundvitit dhe ditëve të para të vitit të Ri 2026. Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave të rëndësishëm, si dhe parandalimin e incidenteve dhe ngjarjeve kriminale, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, me detyra të mirëpërcaktuara për çdo strukturë policore vendore dhe qendrore. Masat konsistojnë në: -shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale; -menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve në PKK-të gjatë hyrjeve/daljeve të shtetasve në territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe...